manifest | SQ

„Ju duhet të dini që nuk ka njerëz të jashtëlighshëm. Ky pohim është një kontraditkë në vetvete.  Njerëzit  mund të jenë më pak të bukur ose më tepër të bukur;  mund të kenë të drejtë ose të jenë gabim por që të jenë të jashtëligjshëm? Si mund të jetë një njeri i jashtëligjshëm?“

(Elie Wiesel)

Emigrantët dhe refugjatët nuk janë të mirëpritur në Europë.  Prej kohësh është e pamundur për ta të largohen nga vendet e tyre dhe të emigrojnë në mënyrë të ligjshme. Prandaj kalimi i kufijve në mënyrë të jashtëligjshme është rruga e vetme, e cila jo rrallëherë mund të ketë dhe pasoja vdekjeprurëse. Të jashtëligjshëm janë ata të cilëve nuk ju lejohet qëndrimi më gjatë në vend ose nuk ju është lejuar që kur kanë hyrë. Mundësitë për të kaluar kufirin ligjërisht dhe për të qëndruar po zvogëlohen në mënyrë sistematike.  Kjo është arsyeja, që një numër gjithnjë e në rritje njerëzish janë të detyruar të jetojnë në ilegalitet.

Kufijtë nuk shërbejnë vetëm për të ndarë territore por ata ndajnë edhe njerëzit. Ata janë të pranishëm në Zyrat e Sigurimeve Shoqërore, në stacionet e trenave, në qëndrat e qyteteve dhe më së tepërmi kufijtë ndihen atëhere kur përfaqësojnë  vija ndarëse mes shteteve. Kufijtë janë të pranishëm sa herë që një njeri duhet të paraqesë dokumentet e tij/saj.

Jetesa në ilegalitet, pa të drejta dhe me një status të pasigurtë nënkupton të jetosh me frikën e vazhdueshme  se mund të kallëzohesh apo të biesh pre e shantazheve. Kjo për shkak se dalja zbuluar përfshin  ndërmarrjen e një sërë masash ndëshkuese nga ana e autoriteteve shtetërore , të cilat mund të shkojnë deri në  arrestim apo deportim të menjëhershëm.  Njerëzit me këtë status janë lehtësisht të cënueshëm nga agjencitë shtetërore, punëdhënësit apo qiradhënësit .Ata janë të pambrojtur ndaj sëmundjeve dhe sulmeve; nuk kanë mundësi kurimi në raste aksidentesh si dhe kanë frikë të krijojnë marrëdhënie shoqërore. Fëmijët nuk mund të shkojnë në kopshte apo shkolla; të rinjtë nuk mund të ndjekin shkolla të formimit profesional. Në këtë mënyrë ata janë në një gjendje të vazhdueshme vigjilence.

Në luftën kundër racizmit është gjithnjë e më e rëndësishme mështjetja politike dhe ajo praktike e emigrantëve në përpjekjet e tyre për të dalë nga ilegalitetit, veçanërisht në luftën e tyre për të drejtën  për të gëzuar të drejta.

Çdo njeri gëzon të drejtën e vetvendosjes për vendin dhe mënyrën e të jetuarit. Vendosja e rregullave të caktuara në lidhje me procesin e emigrimit si dhe mohimi sistematik i të drejtave bie në kundërshtim me kërkesat për barazi politike dhe sociale. Gjithashtu nuk I përmbahet parimit të respektimit të të drejtave të njeriut pavarësisht prejardhjes dhe dokumentave.

Për këtë arsye ne bëjmë thirrje për të ndihmuar  emigrantët kur hyjnë ose gjatë rrugëtimit të tyre për të hyrë në vend. Ne bëjmë thirrje që ata të pajisen me dokumenta si dhe t’u mundësohet punësimi. Ne bëjmë thirrje që atyre t’u garantohet kujdesi shëndetsor, shkollimi, formimi profesional, strehimi dhe të mirat materiale të nevojshme për të mbijetuar.

Sepse ansjë njeri nuk është I jashtëligjshëm.

Kassel 1997  |  documentaX

Advertisements

Kommentar verfassen

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Google+ Foto

Du kommentierst mit Deinem Google+-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s